Ish-kryeministri Sali Berisha, u ka bërë sot thirrje qytetarëve të marrim pjesë në protestën që do të organizohet nga Ilir Meta te inceneratori i Tiranës.
Nga Shkodra, në një bashkëbisedim me gazetarët, pasi kujtoi Kryengritjen e Postribës, Berisha u pyet edhe lidhur me protestën. Ish-kryeministri tha se ai ka kontratë me qytetarët dhe është vetëm me ta, kudo ku ka protesta.
“Në politikë Sali Berisha është vetëm nga qytetarët. Kontrata ime, nuk ka forcë në botë që të thyejë këtë kontratë me shqiptarët. Nuk ka ligj që mund të dëmtojë këtë kontratë. Ajo është kontrata me Shqipërinë, me qytetarët. Nuk kam asnjë lloj impresioni. Treni nuk ndalet.
…Fronti që organizoi 7 korrikun, do organizojë lëvizjen për të shpëtuar Shqipërinë nga rreziku. Kudo që bëhen protesta, u bëjmë thirrje qytetarëve të marrin pjesë”, deklaroi Berisha.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka thirrur protestë kundër qeverisë më 13 shtator në orën 18:00r. Kjo është protesta e parë e Metës, pasi mori drejtimin e PL-së.