Mbretëresha britanike Elizabeth II ndërroi jetë dje dhe vdekja e saj shkaktoi pikëllim të madh në mbarë botën pasi ishte monarkja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe dhe një nga zakonet e saj të shumta të pazakonta tregon se sa të rëndësishëm ishin njerëzit e saj për të.
Çdo kombinim që kishte veshur mbretëresha Elizabeth ishte i stilit klasik dhe me ngjyra të ndezura dhe arsyeja për këtë është shumë interesante. Më pas u zbulua se qëllimi i ngjyrave të habitshme është ta bëjnë mbretëreshën të dallohet në turmë, në këtë mënyrë çdo subjekt i saj do të jetë në gjendje ta shohë atë, pavarësisht sa larg janë prej saj.
“Duhet të më shohin për të besuar në mua“- tha Elizabeta II në një intervistë kur ishte e re.
Domethënë, kur ajo festoi ditëlindjen e saj të 90-të në vitin 2016, ajo kishte veshur një veshje jeshile neoni dhe shumë shpejt pasoi një ortek komentesh. Ajo dëshironte të binte në sy dhe të ishte e dukshme, në mënyrë që njerëzit të thonin: “Unë pashë mbretëreshën”- tha në një rast Sofia, kontesha e Wessex.
Me marrjen e pushtetit, Elizabeta, e cila në atë kohë ishte shumë e re, u betua se do t’i shërbejë popullit dhe burime të brendshme thonë se e mori shumë seriozisht atë rol dhe se ju përmbajt deri ditën e fundit.
E veshur me komplete lehtësisht të dukshme, mbretëresha në mënyrë simbolike i thoshte çdo personi të vendit të saj se ajo është aty për të dhe se ai mund ta shohë atë.