MENU
klinika

"300 mijë forca shtesë"

Putin kërcënon Perëndimin me mobilizim ushtrarak

21.09.2022 - 10:08

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një fjalim për kombin, thuajse në të njëjtën kohë kur liderët e botërorë janë mbledhur në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ka shpallur mobilizimin ushtarak kundër aleancës së Ukrainës me Perëndimin.

Gjuha e Putin ishte më e ashpër se kurrë, me kreun e Kremlinit që ka kërcënuar me përdorimin e armëve bërthamore dhe ka paralajmëruar liderët botërorë duke thënë: “Unë nuk po luaj blofin”.

Ai njoftoi gjithashtu mobilizimin e pjesshëm të rezervave të tij ushtarake dhe referendumet në zonat e pushtuara të Ukrainës për t’i bërë ato pjesë të vetë Rusisë.

“Nëse ekziston një kërcënim për integritetin territorial të vendit tonë dhe për të mbrojtur popullin tonë, ne sigurisht që do të përdorim të gjitha mjetet dhe unë nuk po bëj blof”, deklaroi ai.

Në vijim Putin shtoi: “Ata që përpiqen të na shantazhojnë me armë bërthamore duhet të dinë se gjithçka mund të kthehet kundër tyre”.

Lëvizja e vendos atë në një kurs përplasjeje me Kievin dhe mbështetësit e tij perëndimorë, të cilët tashmë kanë thënë se sulmet për të çliruar zonat nën kontrollin rus nuk do të ndalen dhe nuk do të njihen rezultatet e asnjë referendumi ‘të rremë’.

Ndërkohë mendohet se mobilizimi që Putin i kërkon të vetëve do të angazhojë rreth 300,000 njerëz shtesë në ushtri, numër për të cilën Kremlini tha se nuk do të përfshijë rekrutët ose studentët.

“Ata që thirren në shërbim, një lëvizje që do të fillojë sot do të jenë ata me përvojë shërbimi dhe luftimi”, tha ministri rus i mbrojtjes Sergei Shoigu.

Putini kishte shmangur deri më tani shpalljen e çdo lloj mobilizimi, me sa duket i frikësuar nga reagimi i rusëve të zakonshëm, të cilët mund të kenë mbështetur ‘operacionin e tij special ushtarak’ vetëm sepse nuk kishin asgjë për të humbur.

Por lideri rus ndryshoi në mënyrë dramatike qëndrim nën presionin e aleatëve, propaganduesve dhe forcave të vijës së ashpër brenda Rusisë pas një tjetër disfate ushtarake poshtëruese pranë Kharkiv javën e kaluar, e cila ndezi edhe thirrjet për të dhënë dorëheqjen.

Kështu lideri i Moskës zgjodhi të përshkallëzohej dhe të kërcënonte Perëndimin. Fjalimi i tij u vonua për 13 orë gjatë natës, duke ndezur thashethemet edhe për një grusht shteti brenda Kremlinit.

Por Putini më në fund u shfaq në orët e para të së mërkurës shumë i karikuar për të dhënë mesazhin e tij.

"I gatshëm të ndalojë ofensivën e tij ushtarake në Gaza nëse..."

Netanyahu zbardh kushtet e Izraelit

Ja pse lëvizja e Moskës ka “tërbuar” Uashingtonin

Trupat ruse hyjnë në bazën e ushtrisë amerikane në Niger

Izraeli nuk heq dorë nga pushtimi i Rafahut

Pse sulmet e Tel Avivit mund të shkaktojnë një masakër?