Policia e shtetit ka bërë bilancin e një jave, ku njofton se janë arrestuar 118 persona dhe janë shpallur në kërkim 17 të tjerë për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu mësohet se janë kapur 13 persona t1% shpallur në kërkim, ndërsa janë proceduar penalisht 251 shtetas.
Njoftimi i plotë:
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 386 shtetas, nga këta: 118 janë arrestuar, 251 janë proceduar penalisht dhe 17 janë shpallur në kërkim.
•Janë kapur në total 13 persona në kërkim, nga të cilët: 12 në kërkim kombëtar dhe 1 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 39 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 21 raste të krimeve mjedisore dhe 5 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 47 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 42 raste.
•Janë evidentuar dhe goditur 2 raste të veprimtarisë kriminale me objekt zjarrvënien e qëllimshme dhe janë proceduar penalisht autorët e dyshuar.