MENU
klinika

Misteri/ Plot 27 ditë pa asnjë gjurmë

Qytetet nga ku mund të jetë zhdukur Ervis Martinaj

05.09.2022 - 21:49

Ervis Martinaj ka 27 ditë që është zhdukur duke lënë pas shumë mister.

Zyrtarisht prokuroria e Kurbinit ka regjistruar një hetim për rrëmbim pas kallëzimit të bërë nga familjarët e tij.

Por për shkak se ai nuk është bërë i gjallë prej 10 gushtit është ngritur dyshimi se ai mund të jetë ekzekutuar.
Kundërshtarët janë të shumta dhe vdekjen e tij e duan disa grupe kriminale rivale ndër vite të Ervis Martinaj.

Pas ekzekutimin të kushëririt Brilant Martinaj sëbashku me Dilen Vatën dhe Arbër Hoxhën në Fushë-Krujë, Ervis Martinaj ka shtuar prezencën e në Tiranë.

Prej fillimit të gushtit në kamerat e sigurisë në kryeqytet ai shihet herë pas herë.

Gjatë kësaj kohe rezulton e këtë qenë edhe në Vorë, Durrës dhe Vlorë.

Pikërisht kjo është zona ku është fokusuar edhe prokuroria e Kurbinit pasi Ervis Martinaj ka udhëtuar drejt dy qyteteve bregdetare ku ushtrojnë aktivitetin e tyre grupi mjaft të forta kriminale.

hetuesit kanë dyshime që ai të jetë zhdukur në Durrës qytetet në cilin ka filmime ku ai ka qëndruar në një hotel atje.

Ka edhe të dhëna të tjera operative që ai të ketë qenë edhe në Vlorë nga ku mund të jetë zhdukur dhe ky është informacioni i fundit për të.

Mister i madh në të gjithë këtë histori janë edhe paratë të cilat Ervis Martinaj i ka pasur më shumicë për shkak se ka qenë mbreti i basteve sportive dhe lojërave të fatit në Shqipëri prej 2013.

Ndërsa njeriu kyç për zbardhjen e këtij misteri është ish polici Jeton Lami i cili ka shoqëruar drejt Durrësit por edhe në Tiranë Ervis Martinajn para se ai të zhdukej.

Lami aktualisht është i arrestuar për shpërdorim detyre nga prokuroria e Kurbinit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


U zhduk pas dy ditë “shëtitje” në Durrës

Ku ndodhet Ervis Martinaj? Kamerat e sigurisë e fiksuan…

Zhdukje, apo inskenim?

Ende mister fati i Ervis Martinajt!


Mijëra familje pa energji elektrike

Kaos në Britani nga stuhia ‘Bert’!

Vangjeli: Sky ECC u përdor nga politikanë, ministra e gjyqtarë…

“Prokuroria ka në dorë ‘ditarin’ e botës së errët të krimit”

“Bllokim total i Tiranës! Qytetarët do të vuajnë, por…“

“Mosbindja civile” protestë më 26 nëntor, Paloka zbardh skenarin