MENU
klinika

Debati për ndërtimet

Rama: Satelitët do shmangin ndërtimet pa leje

29.09.2022 - 11:04

Kryeministri Rama gjatë prezantimit të shërbimi satelitor në Republikën e Shqipërisë tha se monitorimi i vendit me satelitë do të evidentojë ndërtimin e kateve pa leje.

Ai bëri me dije se së shpejti Shqipëria do të pajiset edhe me dronët e armatosur. Këta të fundit janë për raste ekstreme, por janë të nevojshme për vendin.

Rama: Me satelitët nuk do ketë mundësi të ndërtohen kate pa leje. Satelitët kanë kapacitetin të shohin çdo volum të ngritur në sipërfaqen e tokës në një perimetër që mblidhet 70 cm. Ne do të krijojmë një bazë të dhënash të rëndësishme që do na japin mundësi të bëjmë shumë analiza dhe në funksion të programimit për të nesërmen. Të gjitha do t’i kemi në një pasqyrë, të vëna para nesh në mënyrë të përditësuar. Do të ketë shumë sy mbi territor dhe do të jetë e pamundur që sytë ekskluzivë të monitoruesit të territorit t’i shesin shtetit një informacion të gabuar duke bërë letra false. Satelitët shumë shpejt do të pasohen nga dronët. Ne kemi vendosur t’i kompletojmë dhe të marrim dronë të armatosur. Natyrisht janë për rast ekstrem kundër terrorizmit apo një armiku potencial, por dronët kanë një tërësi funksionesh në përputhje me satelitët.

Pjesë nga fjala e Ramës:

“Në aktualitetin e ditëve të sotme, ndër të tjera besoj të gjithë ju dhe opinion publik në tërësi po ndjekim një debat që ka nisur pasi qeveria mori një vendim ekstrem për të marrë masa për ndërtimet pa leje. Debati i ushqyer me shumë urrejtje dhe mllef dhe për fat të keq me karakteristikën e debateve në përgjithësi ku argumenti dhe logjika janë të dominuara nga urrejtja dhe udhëhiqet nga një pyetje e vetme: po si nuk e pe ti këtë kullë, atë pallat apo atë kat pa laje.

Ky debat për këtë temë ka një natyrë që lidhe me ngrehinat e larta në qytet apo qytete por në fakt lidhet me një marrëdhënie të shtetit në terren me ligjin dhe me qytetarët, me interesin publik dhe me korrupsionin. Me zbatimin e detyrave dhe me ryshfetin. Beteja më e madhe dhe më e gjatë në një proces shtet ndërtimi është beteja për të ndërtuar një tërësi institucionesh që funksionojnë si një e tërë.

Këto ngrehina ndërtimesh pa leje janë rezultat i mosfunksionimit të hallkave, sidomos atij gjyqësor, që funksion për të pambrojturit dhe nuk funksionon për të fortët. Sa janë rastet e personave që kanë kryer krime të rënda të të gjitha llojeve, që Policia i ka ekspozuar para një prokurorie dhe një gjykate dhe që i ka dështuar shteti vetë për shkak të një prokurori apo gjykatësi.

Qeveria ka marrë një vendim ekstrem që ka rrjedhur si rezultat i dinamikës së një lufte, që unë e kam nisur që kur hyra në politikë, për të luftuar abuzimet në territor. Prokurorë dhe gjykatës mbajnë peng procese penale për ndërtues të caktuar, me siguri padie, që nuk na ka lejuar që t’i prishim ndërtimet. Dhe na ka detyruar të gjejmë këtë zgjidhje.

Për të gjithë ata që na kanë qeshur unë sot mund t’i them se do të kemi një inspektorat në qiell, i cili nuk ka parti, nuk ka kushërinj, nuk ka emër të përveçëm por një sy që i shikon të gjitha. Me satelitët nuk do të ketë mundësi që të ndërtohen katet pa leje pa u vënë re që në momentin që nisin. Kjo nuk do të varet më nga inspektorë apo policë që herë pas herë nuk kanë sy fare për të parë nëse një pallat aty pranë shton dy kate, sepse sytë ia mbyll paraja.”

Rama tha në fund se shpreson që Shqipëria të hyjë në një fazë ku rezultatet të na kënaqin më shumë se sa firmosja e kontratës me vlerë 6 milionë dollarë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


“Projektligji i ri, i gjithë bregdeti në duart e kryeministrit”

BIRN: Ndalohen ndërtimet, por përjashtim bëjnë vetëm kontratat koncensionare…


Jozefina Topalli caktohet si drejtuese politike!

Tomorr Alizoti merr vendin e Ervin Salianjit në Elbasan!

Ministri i Financave: Do realizohet paralelisht me…

“Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme, nuk do të bëhet këtë vit”

“Kush do të merret me llafe le të merret…”

Zyrtarisht nën hetim nga SPAK, reagon Benet Beci