Në ambientet e kryeministrisë është prezantuar sot shërbimi satelitor në Republikën e Shqipërisë, në kuadër të mbikqyrjes së territorit të gjithë vendit. Kryeministri Rama tha se tashmë do të kemi një kryeinspektoriat në qiell dhe hyjmë në epokë tjetër në funksion të shtetit ligjor.
Rama tha se do të nënshkruhet kontrata e Shërbimit Satelitor në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë për monitorimin me teknologji të avancuar në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë ndërmjet Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile dhe Operatorit.
Gjithashtu, kryeministri u shpreh se Shqipëria shumë shpejt do të pajiset me dronë të armatosur deklaron kryeministri.
“Për raste ekstreme kundër terroriszmit apo një armiku potencial por dronët kanë një tërësi funksionesh në përputhje me satelitët duke qenë në dinamikë të vazhdushme duke bërë rakordime apo thellime të të dhënve. Do të jenë shumë shpejt në dispozicion”, tha Rama.
Kreu i qeverisë nuk dha një afakt konkret se kur dronët e armatosur që do t’I blihen Turqisë do të jenë në dispozicion të Shqipërisë.
Gjatë fjalës së tij ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se 2 satelitët do të ndihmojnë për të marrë informacione që do të parandalojnë aktet kriminale. Sipas Peleshit të gjitha ministritë do të marrin informacione nga satelitët ‘Albania 1’ dhe ‘Albania 2’.