MENU
klinika

Vdekja e Mbretëreshës

Reagimet dhe humori i zi i personazheve

09.09.2022 - 09:41

Nuk kanë munguar reagimet e personazheve të njohur shqiptarë, në lidhje me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II. Monarkja më jetëgjatë e Britanisë së Madhe ndërroi jetë sot (8 shtator), në moshën 96 vjeçare.

Vipa-t shqiptarë kanë reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale, ku nuk kanë munguar batuat dhe humori i zi, apo ironizimet. Disa prej tyre, kanë përfshirë edhe Princeshën e ndjerë të Uellsit, Dianën, në reagimet e tyre.

Disa nga reagimet:

Donald Veshaj

Aktori ka reaguar përmes një postimi në Instastory ku shkruan: “Do t’i shkojmë Mbretëreshës nesër? Dhe sa lekë do t’i hedhim?”

Olti Curri

Teksa shpreh ngushëllimet e tij, gazetari dhe blogeri Olti Curri, nuk ka lënë pa përmendur edhe Princeshën Diana në reagimin e tij për vdekjen e mbretëreshës Elizabeth II.

“Ngushëllime Mbretërisë së Bashkuar por edhe të gjithë botës për humbjen e Mbretëreshës Elizabeth, një figurë e madhe. Dhe sikur ta dija një ditë do takoheshin”- shprehet ai në një postim në Instastory.

Ronaldo Sharka

Moderatori nuk i ka kursyer notat e humorit në reagimin e tij, duke përmendur qytetin e Kukësit.

“Solidarizohem me Kuksin”– shkruan ai në Instastory.

Personazhe të tjerë të njohur kanë bërë reagime normale, duke publikuar në rrjetet sociale foto të lajmit për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Ja disa nga reagimet

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN