Pesë ndeshje në La Liga, pesë fitore, Real Madrid mbetet perfektë. Edhe pse me vuajtje, kampionët e Spanjës përmbysën 4-1 në “Bernabeu” ndaj Mallorca-s, duke mbajtur kreun para Barcelonës me 2 pikë.
Në minutën e 35’ ishte Vedat Muriqi ai që zhbllokoi takimin, duke i dhënë avantazhin Mallorcas. Mirëpo pa u mbyllur pjesa e parë, më saktësisht në minutën e 45+3’, Valverde barazoi për Realin.
Ndeshja vazhdoi me barazimin 1-1, deri në minutën e 73’, kur falë një asisti nga Rodrigo, Vinicius Junior përmbysi gjithçka. Në minutën e 89’, Rodrigo shmang dy kundërshtar njëri pas tjetrit dhe realizon një super gol, teksa në minutën e 93’ Rudiger vulosi gjithçka dhe i dhuroi “poker” Realit.
Pas kësaj përballje Reali rimerr kreu e renditjes, ndërsa pas pesë javësh numëron pikët e plota, plot 15. Mallorca nga ana tjetër renditet në vend të 13-të me 5 pikë të grumbulluara në 5 javë.