MENU
klinika

Ja çfarë mund të shpallë Putini të premten

Referendumet ruse në katër rajonet në Ukrainë, çfarë po paralajmëron Britania?

27.09.2022 - 10:19

Ministria britanike e Mbrojtjes në përditësimin e saj të fundit mbi situatën në terren në Ukrainë, paralajmëron se Presidenti rus Putin mund të shpallë zyrtarisht anëtarësimin e rajoneve të okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse, rajone në të cilat aktualisht po mbahet një referendum.


“Presidenti Putin është planifikuar t’i drejtohet të dy dhomave të parlamentit rus të premten më 30 shtator.

Ekziston një mundësi realiste që Putin të përdorë fjalimin e tij për të shpallur zyrtarisht anëtarësimin e rajoneve të okupuara të Ukrainës në Federatën Ruse. Referendumet që po zhvillohen aktualisht në këto territore janë planifikuar të përfundojnë më 27 shtator”, thuhet në njoftimin e ministrise britanike.

Të martën është dita e fundit e votimeve në të ashtuquajturat referendume për t’iu bashkuar Federatës Ruse. Në katër rajonet ukrainase, pjesërisht të okupuara nga Moska, për pesë ditë me radhë po mbahen votimet për referendumet që po cilësohen si të rreme nga Ukraina, Perëndimi dhe Kombet e Bashkuara, sepse ato janë joligjore sipas ligjit ndërkombëtar.

Votimet në rajonet e Luhanskut, Donjeckut, Hersonit dhe Zaporizhjës po mbahen në kohën kur po zhvillohet konflikti më i madh në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Ka pretendime nga disa zyrtarë lokalë se votuesit po kërcënohen dhe frikësohen.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Putin “injoron” paralajmërimet e Perëndimit

Sot votohet për referendumin në zonat e pushtuara nga Rusia

Ministri i jashtëm: Në kundërshtim me politikën tonë

“Serbia nuk i njeh referendumet në Ukrainë”