MENU
klinika

Hidhet për konsultim drafti

“Reformohet” siguria ushqimore, ndryshimet kushtëzohen nga…

03.09.2022 - 16:59

Siguria ushqimore në Shqipëri është ende një sfidë e madhe dhe ky test duhet kaluar, veçanërisht pas çeljes së negociatave në korrik. Ajo është një nga barrierat më të mëdha tregtare për eksportet shqiptare e njëherazi përgjegjëse për një sërë të sëmurësh në vend.

Nën këto argumente, Ministria e Bujqësisë, ka hedhur për konsultim draftin “Politika Kombëtare Shqiptare për sigurinë agro-ushqimore” ku synohet t’i jepet më shumë përparësi zgjidhjes së kësaj problematike.

Në dokument theksohet se siguria e ushqimit, e cila nis me kafshët, shëndetin e bimëve dhe transformimin e sektorit të bujqësisë në Shqipëri. Plani parashikon një bashkëpunim më të gjerë të disa institucioneve shtetërore dhe agrobiznesit me qëllim arritjen e synimeve.

Sipas draftit, do të sanksionohet me ligj që të gjitha organet përkatëse që kanë detyrim garantimin e sigurisë ushqimore të kenë plane kontigjencash funksionale për menaxhimin e krizave në rast të sëmundjeve të kafshëve, bimëve apo shpërthime sëmundjesh në ushqime.

shkak, temperaturat e larta dhe thatësira e prillit!

Prodhimi i grurit rus, në pikëpyetje

Ndikim të drejtpërdrejtë financiar në të gjithë kategoritë

Gati ndryshimi rrënjësor për pensionet! Detajet

Paralajmërimi i miliarderit Elon Musk

“Dollari mund të bëhet i pavlefshëm…”