Dy sfidat e shtatorit, kundër Izraelit në transfertë dhe kundër Islandës në “Air Albania”, mbyllin rrugëtimin e Shqipërisë në këtë edicion të Ligës së Kombeve.
Këto dy sfida janë shumë të rëndësishme për objektivin e kuqezinjve në këtë turne, kërkohen minimalisht katër pikë, por në të njëjtën kohë këto dy sfida pritet të vendosin jo pak edhe mbi të ardhmen e trajnerit Edy Reja.
Teknikut italian i përfundon kontrata në nëntor, për këtë arsye kërkon maksimumin nga këto dy përballje, pasi dukshëm dëshira e tij është të vijojë bashkëpunimin me FSHF.
View this post on Instagram
Këtë të premte, është bërë publike lista e lojtarëve të grumbulluar për këto dy sfida, ku ashtu siç pritej mungojnë disa titullarë të rëndësishëm si Kumbulla, Gjimshiti apo Rey Manaj, të gjithë të dëmtuar. Bie në sy rikthimi i Arlind Ajetit dhe Albi Dokës. Kjo është lista e plotë për këto dy takime: