MENU
klinika

Kriza te “Zonja e Vjetër”

Revolucion total, Juventus kërkon Igli Taren

21.09.2022 - 12:05

Kriza e Juves është totale, ka prekur çdo repart, çdo hallkë të klubit, duke nisur nga trajneri për të vijuar më pas me stafin drejtues, ku nën akuzë është edhe drejtori sportiv i “Zonjës së Vjetër”, Cherubini, të gjithë kanë përgjegjësi.

Ideja e fundit e presidentit Agnelli, por dhe njerëzve pranë tij është të sjellin një ndryshim në shkallë të gjerë, në ndryshim në hierarki dhe në organizim.

Sipas mediave italiane, Cherubini është projektuar të kalojë në rolin e menaxherit të klubit duke lënë një vend bosh, atë të drejtorit sportiv. Mediat italiane kanë nisur të projektojnë pasuesin e tij të mundshëm, në këtë pikë në skenë del edhe emri i Igli Tares, sigurisht jo vetëm Igli pasi në listën e dëshirave, apo emrave të lakuara janë edhe Guintoli e Petrachi.

Tare është një profil që pëlqehet shumë nga presidenti Agnelli, një drejtor që me një buxhet shumë të limituar ka bërë mirë në këto vite në krye të Lazio-s. Emri i Tares vijon të qarkullojë në mënyrë konstante në Itali, në çdo klub që kërkon një drejtor sportiv të ri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN