MENU
klinika

Presidenti Erdogan thirrje Putinit

“Rikthe Krimenë tek pronarët e ligjshëm!”

20.09.2022 - 18:32

Presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan i ka bërë thirrje Vladimir Putinit që të tërheqë ushtrinë nga zonat e pushtuara në Krime.

Në një intervistë për median amerikane PBS News Hour, Erdogan u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së një marrëveshje paqeje në Ukrainë.

“Për të arritur një marrëveshje për rikthimin e paqes në Ukrainë, sigurisht që rikthimi i tokave të pushtuara është shumë i rëndësishëm. I kemi kërkuar të rikthejë edhe Krimenë tek pronarët e ligjshëm” – u shpreh Erdogan.

Kreu i shtetit turk, që gjatë krizës ukrainase ka marrë rolin e ndërmjetësuesit mes Putinit dhe aleatëve perëndimorë tha se Putin ka hedhur hapa konkretë në këtë drejtim.

Se cilat janë hapat konkretë, këtë Erdogan nuk e sqaroi, por në terren ndodh e kundërta. Në parlamentin rus jo vetëm që nuk diskutohet tërheqja, por deputetë të partive të ndryshme propozojnë që në rajonet e pushtuara si Luhansku e Donjecku, të ndiqet modeli i Krimesë që u aneksua në 2014-ën.

Ndërsa krerët e administratës së vendosur nga pushtimi rus në Herson i bënë thirrje Kremlinit të ndihmojë në mbajtjen e një referendumi që rajoni t’i bashkëngjitet shumë shpejt Federatës Ruse.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Projekti për ndërtimin e bazës detare!

Aventurat e Rusisë në Detin e Kuq

Analiza e Joschka Fischer/ Project Syndicate

BE duhet të përballojë jo një, por tre fqinj problematikë!