11.09.2022 - 09:47
Sistemi TIMS në aeroportin e Rinasit dhe pikën kufitare të Kapshticës është rikthyer në funksion pas gati 24 orësh i bllokuar, si pasojë e sulmit kibernetik të Iranit, që goditi vendin tonë një ditë më parë.
Nga ana tjetër, News 24 bën me dije se në pikën kufitare të Qafë-Thanës si dhe Portin e Durrësit dhe Vlorës, situata vazhdon të mbetet e njëjtë.
Sistemi TIMS në këto pika vijon të jetë i bllokuar ndërkohë që po punohet për rikthimin në normalitet të tij. Bllokimi i sistemit shkaktoi radhë të gjata automjetesh.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
DW për sulmin kibernetik në Shqipëri
Çfarë parashikojnë sanksionet kundër Iranit
Irani sulmon Shqipërinë, bie sistemi TIMS