MENU
klinika

Pasuria e policëve do të bëhet nga ILDKPI

Rikthehet vetingu, drejtues e policë në duart e Ardi Veliut!

12.09.2022 - 10:13

Brenda këtij viti pritet që të kalojë projektligji i ri, i cili pretendohet se do të rregullojë procesin e vetingut në radhët e Policisë së Shtetit.

Ministria e Brendshme e ka dorëzuar në Kuvend projektligjin e nisur që në vitin 2019, ndërkohë që procesi ka pësuar disa ndryshime, që nis me faktin se u vendos përfundimisht që do të jetë Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ajo që do të bëjë vlerësimin kalimtar të drejtuesve të policisë, të Gardës së Republikës, por edhe vetë drejtuesve të saj. Po ashtu u propozua në projektin e ri fakti që komponenti i pasurisë të bëhet nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, pasi ky institucioni deri në vitin 2006 ka të arkivuara deklarimet e drejtuesve të Policisë së Shtetit, të paktën të atyre që vijojnë të jenë ende në pozicione drejtues.

Ndryshe nga ligji i vjetër kur Komisioni i Jashtëm merrte informacion nga ILDKPI, tashmë komponenti i pasurisë do të raportohet nga vetë ky inspektorat. Ai i figurës së efektivit do të bëhet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, e cila është propozuar që të ketë në përbërje një komision të përhershëm. Po ashtu, në draftin e ri pritet që aftësitë profesionale të paraqiten nga vetë Policia e Shtetit, e cila do të paraqesë një raport të hollësishëm mbi oficeret që do të vetohen.

RISI DHE FAKTE

Duke iu referuar projektligjit që do të kalojë në kuvend për shqyrtim është konstatuar edhe një tjetër risi. Bëhet fjalë për vlerësimin kalimtar të punonjësve të policisë që lidhet me kohën në të cilën do të vlerësohen. Sipas projektligjit, shtrirja kohore fillon nga viti 2008 e më tej dhe jo nga vitit 2006 që ishte përcaktuar më herët. Afati sipas Ministrisë, bazohet në parashikimet e legjislacionit për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit nga institucionet publike dhe afateve të parashkrimit të veprave penale.

Gjithashtu, në projekt është parashikuar dhe afati i përfundimit të vetimit për një dosje e cila do shtrihet në 180 ditë punë nga momenti i fillimit të hetimit. Sipas ministrisë, projektligji që në momentin që transferohet tek Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ul dhe kostot deri në vlerën e 45 milionë lekëve.

Sipas draftit mësohet se kontrollit do t’i nënshtrohet drejtori dhe zëvendësdrejtorët e përgjithshëm, drejtorët e departamenteve, të drejtorisë qendrore, të strukturave të veçanta, drejtorët e zëvendësdrejtorët vendorë, drejtorët e kufirit dhe migracionit, shefat e komisariateve, të sektorëve në nivel qendror e vendor që mbulojnë fushën e krimit të organizuar, krimit ekonomik/financiar dhe policisë rrugore.

Por krahas tri kritereve, atij profesional, e pastërtisë së figurës dhe pasurisë, subjektet do t’i nënshtrohen edhe testit të drogës, si dhe do të vlerësohen edhe varësia nga alkooli lojërat e fatit apo nëse vuajnë nga çrregullimet mendore kronike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Opozita, e gatshme për të hapur negociatat"

A do zgjidhet kriza? Kryemadhi: Ja ku qëndron problemi…

"Do të nisë ҫmontimi i korrupsionit..."

“SPAK”/ Çështjet e ‘nxehta’ po presin shtatorin

Data për drejtorin e përgjithshëm të policisë

Ardi Veliu në sitën e vettingut