MENU
klinika

Hera e dytë është qershia mbi tortë!

Rindizet romanca mes Bradley Cooper dhe Irina Shayk

04.09.2022 - 11:50

Bradley Cooper dhe modelja Irina Shayk, të cilët u ndanë në vitin 2019 dhe kanë një fëmijë së bashku mund të ribashkohen me synimin për të pasur më shumë fëmijë, tha një burim ekskluziv për Page Six.

Çifti, prindër të vajzës 5-vjeçare, Lea De Seine, postoi një foto nga pushimet e tyre familjare tropikale këtë javë duke na treguar se mund të rindezin flakën romantike.

“Ishte një largim i vërtetë familjar dhe ata po mendojnë të rikthehen bashkë”, thotë burimi. “Ajo do të donte që vajza e saj të kishte një vëlla.”

Të njejtin mendim ka dhe aktori i “Silver Lining’s Playbook”.

Cooper së fundmi është parë duke kaluar kohë me ish-in e Anthony Weiner, Huma Abedin, por burimi ka thënë se ishte rastësore.

Që nga ndarja e saj me Cooper, Shayk ka qenë e lidhur për një kohë të shkurtër me Vito Schnabel dhe Kanye West, edhe pse nuk ecën shumë si lidhje.

“Ata të dy, Bradley dhe Irina nuk kanë marrë seriozisht askënd tjetër dhe të dy janë në idenë për të pasur një fëmijë”, thotë burimi. “Ata duhet të merren me njëri-tjetrin gjithsesi pasi janë prindër së bashku. Ata të dy po mendojnë, ndoshta është koha që më në fund të bashkohen në të vërtetë.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Diskutojnë kujdestarinë e vajzës

Bradley Cooper dhe Irina Shayk, zyrtarisht të ndarë