Pas një serie prej 4 ndeshjesh pa fitore, 4 barazime dhe 1 humbje, Bayern Munchen rikthehet te fitorja. Këtë e bën në mënyrën më të mirë në shtëpi ndaj Bayer Leverkusen, duke e mposhtur 4-0.
Vendasit do të merrnin avantazhin shumë shpejt, që në minutën e dytë. Gjuajtja e Sane do përfundonte pas shpinës së Hradeckyt, në një aksion model.
Bavarezët do kalonin ndeshjen në shinat e duhura në minutën e 17-të, pasi Musiala dyfishoi. Brenda pjesës së parë, edhe Sadio Mane la gjurmën e tij.
Ekipi i Nagelsmann dominoi totalisht fraksionin e parë, duke mbajtur topin në më shumë se 65%. “Aspirinat” e patën të vështirë të reagojnë, teksa provuan vetëm me anë të disa kundërsulmeve sporadike. Pjesa e dytë nuk do sillte asgjë tjetër përveç një goli të Muller.