MENU
klinika

Legjenda jep lamtumirën

Roger Federer njofton tërheqjen nga tenisi

15.09.2022 - 15:44

Një tjetër legjendë tërhiqet nga sporti aktiv. Pas Serena Williams, Roger Federer ka njoftuar se Laver Cup do të jetë turneu i tij i fundit. Pas këtij turneu, ai ka njoftuar se do të pensionohet dhe nuk do të garojë në Grand Slam apo Tour.

Tenisti zviceran, përmes një video zanore, e ka njoftuar largimin e tij nga ky sport. Federer lirisht mund të quhet si një prej më të mëdhenjve të sportit të tenisit, teksa i ka fituar 20 Grand Slam gjatë karrierës së tij.

“Padyshim dhurata më e madh që më ka dhënë tenisi është njerëzit të cilët kamë njohur përgjatë këtij rrugëtimi; Shokët, bashkëpunëtorët dhe patjetër tifozët.
Siç e dini, tre vitet e fundit kanë qenë tejet sfiduese prej problemeve fizike, të cilët më kanë detyruar edhe të operohem. Kam punuar shumë që të rikthehesha konkurrues, por i njoh mirë limitet e trupit tim.

Dhe, mesazhet kanë qenë të qarta. Tashmë jam 41-vjeç dhe kam luajtur më shumë se 1500 ndeshje përgjatë 24-viteve. Tenisi më ka trajtuar shumë herë më mirë seç e kam menduar ndonjëherë dhe tashmë duhet ta kuptoj se ka ardhur koha për t’i dhënë fund karrierës. Laver Cup javën e ardhshme në Londër do të jetë impenjimi i fundit. Sigurisht, do të luaj tenis, por jo në turne Grand Slam”, përfundon Federer.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN