Roma bie përsëri në kampionat dhe humb terren me kreun. Verdhekuqtë janë mundur në shtëpi 0-1 nga Atalanta, me këtë të fundit që merr edhe kreun provizor të renditjes.
Pas 35 minutave me shumë intensitet dhe pak cilësi, një lëvizje e bukur e Hojlund dhe një goditje magjike e Giorgio Scalvini-t ka zhbllokuar ndeshja në Olimpico mes Roma-s dhe Atalanta-s. Goli i dytë në Serie A për mbrojtësin e ri 18-vjeçar,
Roma ka pasur një mundësi të artë për të barazuar rezultatin në minutat e fundit të pjesës së parë, por Abraham ka gabuar në mënyrë të pabesueshme një rast të pastër. Më pas ka ardhur radha e Ibanez për të shpërdoruar një tjetër rast shumë të mirë.
Në minutën e 57-të Zaniolo ka pretenduar për një penallti pasi është rrëzuar nga një kundërshtar në zonën e rreptësisë së zikaltërve. Arbitri ka dhënë fillimisht goditje dënimi jashtë zone dhe më pas e ka ndryshuar vendimin në faull në sulm pasi pamjet kanë treguar se faulli ishte shkaktuar nga lojtari i Roma-s.
Never change, Jose Mourinho pic.twitter.com/mGeZLUl49i
— Has the Referee or VAR made a poor decision? (@PoorEPLreferees) September 18, 2022
Një vendim ky që ka acaruar trajnerin Jose Mourinho, i cili është futur në fushën e lojës për t’u ballafaquar me arbitrin e ndeshjes, me këtë të fundit që e ka ndëshkuar portugezin me karton të kuq. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, pavarësisht përpjekjeve të të dyja skuadrave.