MENU
klinika

Ndryshime në Kodin Penal

Rritet dënimi për krimet në familje ndaj të miturve dhe përsëritësit

16.09.2022 - 10:53

Më në fund pritet që të ndërmerren hapa konkretë për dy lloje krimesh, duke ndërhyrë në ndryshimin e ligjit, sidomos për krimet kundër fëmijëve dhe ato në familje. Sipas të dhënave, Kodi Penal do të ndryshojë duke parashikuar dyfishimin e dënimeve për krimet kundër personit, ato brenda familjes dhe veprat penale kundër fëmijëve.

Për rastet kur autorët janë përsëritës, ndryshimet parashikojnë edhe heqjen e së drejtës për gjykim të shkurtuar. Dënimet për krimet e përsëritura ndaj personit, ato në familje dhe ndaj fëmijëve, do të dyfishohen. Ky ndryshim parashikohet në draftin e ri të Kodit Penal, të publikuar më 13 shtator nga Ministria e Drejtësisë. Drafti është hartuar në përputhje me këshillimin kombëtar të ndërmarrë nga qeveria më herët, ku publiku e ka mbështetur dyfishimin e dënimeve për këto vepra penale.

Në rastin kur personi, pasi është dënuar më parë për një krim të kryer me dashje, kryen një tjetër krim me dashje, Gjykata mund të shtojë masën e dënimit me një të tretën. Dënimi mund të shtohet deri në një të dytën në rastet kur, krimi i ri i kryer, me dashje, është i së njëjtës natyrë, është kryer gjatë ekzekutimit të dënimit apo gjatë kohës, në të cilën i dënuari vullnetarisht i shmanget ekzekutimit të dënimit, apo është kryer brenda pesë viteve nga përfundimi i ekzekutimit të dënimit të mëparshëm.

Po ashtu, një tjetër ndryshim do të pësojë edhe aplikimi i gjykimit të shkurtuar. Sipas dokumentit, autorët që kryejnë veprat penale të dhunës në familje apo krime ndaj fëmijëve nuk do ta kenë mundësinë e aplikimit të gjykimit të shkurtuar, çka u ul edhe një të tretën e dënimit në fund të procesit. Sipas qeverisë, nëpërmjet këtij projektligji synohet parandalimi i këtyre veprave penale dhe ulja e kriminalitetit.

“Kush tërheq litarin do mbytet”!

Mitsotakis bën fushatë me djalin e Fredi Belerit

“Vende të BE po marrin shembull marrëveshjen tonë”

Pas polemikave, Meloni optimiste për paktin me Ramën

3,3 milionë në 5 muajt e parë të vitit

Rekord pasagjerësh në Rinas

Nga qershori Shqipëria do të presë 42 në javë

Nisin fluturimet “charter” për turistët