As prodhimi vendas nuk e ka shpëtuar KESH nga fatura e kripur e importit të energjisë elektrike. Vetëm për 18 ditë të këtij muaji fatura e energjisë së blerë ka arritur në 50.7 milionë euro.
Importet e larta nuk janë shmangur pavarësisht se prej fillimit të muajit gusht KESH vendosi të prodhojë në kaskadën e Drinit, duke bërë që niveli i Fierzës, Komanit e Vaut të Dejës të bjerë.
Nga data 1 gusht deri më tani niveli i liqenit të Fierzës ka rënë me mbi 14 metra, duke zbritur në 267.1 metra në total. Ndërsa rezerva energjetike thuajse është përgjysmuar krahasuar me muajin e kaluar, kur ishte 812 gigavat, dhe tani ka zbritur në 431 gigavat.
Në mungesë të reshjeve dhe prodhimit të mjaftueshëm për të furnizuar konsumatorët me energji, KESH ka importuar përgjatë këtij viti më shumë 300 milionë euro energji elektrike, ku 56% e kësaj vlere është shpenzuar vetëm për muajit korrik, gusht e shtator. Konkretisht në muajin korrik janë importuar 61,2 milionë euro, në gusht 57,7 milionë euro dhe deri tani për shtatorin vlera e importit është 50.7 milionë euro.
Për të përballuar krizën energjetike dhe çmimet e larta në bursë qeveria ka prezantuar edhe paketën e kursimit. Prej 1 tetorit familjet që konsumojnë më shumë se 800 kilovat (ose që paguajnë mbi 9,120 lekë në muaj me TVSH për faturën e energjisë) do të paguajnë më shumë. Çdo kilovat i shpenzuar mbi këtë fashë do të faturohet nga shteti me 42 lekë dhe jo me 9.5 lekë si tani.
Kriza e energjisë konsiderohet si betejë e fortë e muajve të ardhshëm, e cila përveç se do të sfidojë buxhetet e shteteve është edhe sfidë e fortë për ecurinë ekonomike.
IMPORTET E ENERGJISË ELEKTRIKE NË SHTATOR
12-18 Shtator 28,989,772 euro
10-11 shtator 5,640,600 euro
9 Shtator 1,470,358 euro
3-4 Shtator 6,027,106 euro
Optimizmi 29-4 shtator 1,103,655 euro
5-11 Shtator 7,480,317 euro
TOTAL 50,711,808 euro
IMPORTET E ENERGJISË ELEKTRIKE NË GUSHT
Tenderi 01-31 & 01-07 14,900,894 euro
1-7 gusht 3,121,910 euro
6-7 gusht 4,145,772 euro
8-14 gusht 24,480,684 euro
13-14 gusht 3,528,112 euro
20-21 gusht 7,620,606 euro
Total 57,797,978 euro
NIVELI I FIERZËS
1 Gusht 281.48 mmnd
10 Shtator 267.12 mmnd
Diferenca -14.36 mmnd
REZERVA ENERGJETIKE
1 Gusht 812 gigavat
29 Gusht 541 gigavat
10 Shtator 431 gigavat
IMPORTET E ENERGJISË ELEKTRIKE NË KORRIK
30-31 6,313,730 euro
25-29 2,042,987 euro
25-31 7,036,470 euro
23-24 1,263,024 euro
17-24 14,619,052 euro
18-24 13,875,304 euro
16-17 727,152 euro
11-17 20,602,874 euro
2-10 7,834,432 euro
25-3 5,511,151 euro
TOTALI 61,283,589 euro