MENU
klinika

Ish-kryediplomati serb çel arkivën

“Sekretari amerikan i Shtetit më tha ‘Kosovo is gone'”

18.09.2022 - 12:30

Vuk Drashkoviç, ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, ka rrëfyer se si Sekretari amerikan i Shtetit në administratën e Presidentit Bush, Colin Powell, ia kishte thënë troç se Serbia e ka humbur Kosovën. Drashkoviç, i cili ka vite që mban një qëndrim realist ndaj Kosovës duke folur edhe për njohjen e saj nga Serbia, këto ditë është duke e promovuar librin e tij autobiografik “Vrragët e jetës”.

Ai ka treguar se ish-gjenerali amerikan i shndërruar në diplomat, humbjen e Kosovës, ia kishte përmendur në mënyrë të akullt.

“Kur u zgjodha më 2004 ministër i jashtëm, saktësisht disa ditë më vonë, erdhi ftesa nga Uashingtoni të shkojë te Sekretari Colin Poëell. Unë fillova të agjitojë për Kosovën. Fillova të shpalos, arsyetoj një tezë timen, duke e pasur parasysh faktin se Serbia me rezolutën 1244 është dëbuar nga Kosova, që statusi i atij territori që u bë protektorat ndërkombëtar pas rezolutës 1244, duhet të zgjidhet, dhe unë aty u paraqita me idenë që statusi i Kosovës të zgjidhet me “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi dhe që Kosova të mbetet në përbërje të Serbisë. Unë e filloj këtë rrëfim, Colin Poëelli, ish gjeneral, me ato syzet…flet disi ftohtë, z.Drashkoviç…mr.Draskovic Kosovo is gone. Unë u bëra se nuk dëgjova dhe vazhdova. E dini Kosova do ta kishte Kushtetutën e saj, Presidentin, institucionet e veta. Ai përsëri më ndërpret dhe thotë: Më duhet t’ua përsëris Kosova ka shkuar”.

Tutje, Drashkoviç, duke e vazhduar rrëfimin, ka folur edhe për një moment kur në një takim ministrash të kryesuar nga ish-Kryediplomatja e Austrisë, ishte folur për pavarësimin e Malit të Zi.

“Një rast tjetër pas referendumit në Mal të Zi, në një takim në Vjenë, që e ftoi Ursula Plasnik, Ministrja e Jashtme e Austrisë, një grua e jashtëzakonshme, qysh në fillim të takimit, aty ishin nja 10 ministra të rajonit, më tha Vuk shkoi edhe Mali i Zi, çka keni për t’na thënë. Unë them shikoni tash e 15 vjet shteti im ku jam lindur dhe rritur gjithnjë e më shumë i ngjan telefonit Nokia. Gjithnjë po vjen duke u zvogëluar. Aty shpërthyen të qeshurat e Ursula tha: E çka të them unë për Nokian tonë, sa e madhe ishte dikur Austria para Luftës së Madhe, deri ku ishin kufijtë tanë dhe ku jemi tash. Por t’ua them një gjë kurrë s’kemi qenë më të fuqishëm se sot kur jemi shtet i vogël”.

Pastaj, sipas Drashkoviç, aty “u lajmëruan” Ministrat e Jashtëm të Turqisë e Hungarisë që folën për vendet e tyre – dy perandoritë e dikurshme që me luftëra kishin humbur territore – me metaforën e telefonit Nokia./Express/

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Shqiptarët hoqën dorë nga bashkimi me..."

Vuk Drashkoviç: Kosova është një mit i shpikur