MENU
klinika

Nga Vitjon Nina

Serbia s’është ‘rehat’ me deklaratat e Ramës në OKB

27.09.2022 - 13:27

Një fjalim i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, do të ngjallte në terma konkretë – sërish – debatin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kjo, duke risjellë në vëmendje integritetin territorial dhe zhbërjen e rezolutës “Dick Marty”, me shkrirjen e Gjykatës Speciale, e cila po zhvillon një proces për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bazuar në atë raport.

Qëndrime kontradiktore kanë ardhur për shkak të deklaratave të Ramës në Asamble, ku kritika janë shprehur (çuditërisht) edhe nga brenda kufijve të shqiptarisë, me kulmimin në replikën publike të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të cilën qëndrimi i kryeministrit shqiptar e ndihmon Serbinë.

Këtë, shumë qartësisht, nuk e mendon e koncepton as vetë pala serbe, e cila menjëherë ka kthyer përgjigje në OKB, duke i kundërshtuar qëndrimet e Ramës.

Delegacioni serb në Kombet e Bashkuara, ka përshëndetur qëndrimin e kreut të Qeverisë shqiptare për zhvillimin e rajonit dhe nismën “Open Balkan”.

Por, qëndrimin për Kosovën dhe Gjykatën Speciale, “nuk ia kanë falur Ramës”.

“Teksa jemi dakord plotësisht me mbështetjen e të ardhmes së përbashkët të Ballkanit Perëndimor, e shofim me keqardhje thirrjen e kryeministrit shqiptar, për njohjen e Republikës së Kosovës nga të gjitha shtetet, përfshi edhe Serbinë”.

Më tej, në qëndrim shtjellohet se Serbia e quan thirrjen e Ramës deri edhe “cinike, shqetësuese dhe kundërproduktive” për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.

Pala serbe ka përmendur madje edhe rezolutën 1244 për Kosovën (shumë e rëndësishme për Serbinë), e cila e sheh Kosovën thjesht si provincë autonome dhe jo si shtet i pavarur.

Mirëpo, delegacioni shqiptar në OKB, i kryesuar nga ambasadori i përhershëm shqiptar, Ferit Hoxha, nuk e ka lënë pa përgjigje palën serbe, duke e mbrojtur qartësisht pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës, në interes të gjithë shqiptarëve, të cilët jetojnë aty.

Në qëndrim, shumë shkurtimisht, Hoxha ka thënë se nuk ka ardhme tjetër, përveç asaj bashkëvepruese mes vendeve të rajonit, duke përfshirë këtu edhe Kosovën e pavarur.

Ndaj, për këtë arsye, duke theksuar se nuk ka debat mbi këtë pjesë, Hoxha ka kërkuar më shumë punë e veprim të përbashkët, në mënyrë që të gjitha vendet të marrin frytet e bashkëpunimit.

Shqipëria, tha ai në mbyllje të replikës së tij, për këtë gjë po punon.

Kështu, vijon ende diskutimi i nxehtë mes palëve, ku më se qartësisht shihet parehatia e Serbisë me deklaratat e forta të kryeministrit shqiptar në OKB, në sesionin e 77 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Teksa, për disa brenda trojeve, ende është e pamundur të konceptohet se si në nivele kaq të larta, në pamundësi të një qëndrimi zyrtar të Kosovës, për shkak të mungesës së aderimit në këto organizata, Shqipëria po luan rolin e flamurmbajtëses, pa asnjë rezervë në mbrojtje të interesave më të larta shqiptare të Kosovës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Pranoni kërkesën tonë për të pasur një raport të ri!

Mbrojtje UÇK/ Rama në OKB: Raporti i Dick Marty, dështim në nivel ndërkombëtar!

“Dëmi u bë, por pranoni kërkesën tonë”

Rama thirrje OKB-së: Asnjë provë për Hashim Thaçin


"Hedhim hapat e parë për ngritjen e industrisë ushtarake"

Nis procesin për hapje të fabrikës për prodhim të municioneve!

Vuçiç “heq dorë” nga “Serbia e Madhe”

Intervista që zuri ngushtë presidentin serb

Ministrja Gërvalla: Rezultat historik

Kosova hap ambasadën e saj në Kolumbi