“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Shenjat që tregojnë probleme me pankreasin
Mjeku: Shumica e njerëzve mendojnë për pankreasin vetëm kur dëgjojnë për kancerin e pankreasit i cili është forma më vdekjeprurëse e kancerit.
“Një pjesë e arsyes pse normat e mbijetesës janë kaq të ulëta është se identifikimi i hershëm i kancerit të pankreasit është i vështirë,” thotë Andreë Hendifar, bashkëdrejtor i onkologjisë së pankreasit në Qendrën Mjekësore në Los Anxhelos.
Pankreasi është një organ që prodhon enzima dhe hormone që ndihmojnë në tretje. Problemet me pankreasin shfaqin nj sërë simptomash që nuk duhen neglizhuar, të tilla si:
Jashtëqitja juaj nuk është njësoj: Nëse vëreni se jashtëqitja juaj është me ngjyrë më të çelët dhe të hapur kjo është një shenjë e përthithjes së dobët të lëndëve ushqyese. “Enzimat që prodhon pankreasi ju ndihmojnë të tretni yndyrnat në dietën tuaj,” shpjegon Hendifar. Së bashku me zbërthimin e yndyrave, pankreasi ndihmon trupin tuaj të absorbojë vitaminat e tretshme në yndyrë si A, E dhe K, thotë ai.
Kur sëmundja e pankreasit nuk prodhon si duhet ato enzima, rezultati është se jashtëqitja duket ndryshe nga zakonisht.
Ju ndjeni dhimbje barku: Dhimbja e barkut është një nga simptomat më të zakonshme të kancerit të pankreasit dhe pankreatitit akut, i cili është një lloj inflamacioni vdekjeprurës, thotë Hendifar. Por kjo dhimbje manifestohet në mënyra të ndryshme në varësi të gjendjes themelore.
Nëse dhimbja duket se fillon në mes përpara se të vazhdojë në mes ose në fund të shpinës – dhe nëse zgjat për javë të tëra – kjo mund të jetë një shenjë e kancerit të pankreasit.
Nga ana tjetër, nëse dhimbja shfaqet papritur dhe është intensive dhe e fokusuar në mes të barkut, ky është lloji i lidhur me pankreatitin akut.
Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se jo çdo dhimbje barku është e lidhur me problemet që shfaqen në pankreas.
Shenjat e diabetit janë të pranishme: Pankreasi prodhon hormone që ndihmojnë në kontrollin e prodhimit të insulinës nga trupi, si dhe nivelet e sheqerit në gjak. Kur pankreasi është i rrezikuar, është e zakonshme që të sëmurët të zhvillojnë diabetin e tipit 2, thotë Hendifar. Nëse pesha juaj është nën kontroll dhe hani një dietë të shëndetshme, një diagnozë e re e diabetit mund të tregojë probleme shëndetësore që lidhen me pankreasin.
Ju përzihet kur konsumoni ushqime me yndyrë: Të përzierat dhe të vjellat janë simptoma për t’u pasur në vëmendje kur bëhët fjalë për shëndetin e pankreasit. Përsëri, për shkak se pankreasi juaj prodhon enzima që ndihmojnë sistemin tuaj të tretjes të shpërbëjë yndyrën, sëmundjet e pankreasit mund të pengojnë enzimat në tretjen e yndyrave, duke shkaktuar kështu të përziera.
Ju jeni duke rënë në peshë: Humbja e peshës mund të jetë për shkak të problemeve të tretjes që lidhen me kancerin ose sëmundjen e pankreasit, thotë Hendifar. Por gjithashtu problemet me tiroidet dhe disa kushte të tjera shëndetësore mund të shpjegojnë gjithashtu humbjen e shpejtë të peshës. Në çdo rast, ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj lidhur me shenjat e listuara mësipër.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.