MENU
klinika

Ish-piloti rus i Formula 1

“S’heq dorë nga nënshtetësia, do garoj sërish”

19.09.2022 - 18:01

I përjashtuar nga Formula 1 pak kohë para se të nisnin garat e këtij sezoni, për shkak të nënshtetësisë ruse dhe faktit se Rusia pushtoi Ukrainën, piloti Nikita Mazepin e pa veten pa një skuderi.

Ish-piloti i Haas nuk garon prej muajsh, ndërkohë që edhe sponsorët e tij rusë u përjashtuan nga makina amerikane, duke nisur disa procese gjyqësore. Kur kanë kaluar disa muaj nga ai vendim, piloti 23-vjeçar shprehet se nuk e ka pranuar kurrë atë vendim të FIA-s.

Në një intervistë për mediat ruse, ai tha: “Më kërkuan që të dal kundër luftës duke firmosur një dokument të FIA-s, por nuk e kam e kam pranuar atë gjë. Dëshiroj që sportistët të jenë neutralë në të tilla gjëra, duke mos bërë politikë.

Jemi sportistë dhe secili bën zgjedhjen e tij. Shëartzman, për shembull, vendosi të heqë dorë nga nënshtetësia ruse (garon me patentë izraelite), por ky ishte vendimi i tij personal. Ndërsa unë nuk do të heq dorë nga nënshtetësia ruse dhe e di që një ditë do të rikthehem në Formula 1”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN