Një ditë pas konfliktit të armatosur në Mirëditë, janë arrestuar dy personat e përfshirë. Sipas policisë, janë arrestuar shtetasit Klodian Gjoka dhe Pashk Prenga.
Gjatë konfliktit, Gjoka ka qëlluar me armë zjarri dhe është larguar. Më pas, Pashk Prenga ka marrë armën e tij dhe ka shkuar në banesën e Gjokës.
Mësohet se ai ka kanosur me armë familjarët e Klodian Gjokës.
Njoftimi i policisë një ditë më parë:
Në Klos, Njësia Administrative Fan, rrethi Mirditë, dyshohet se shtetasi K. Gj. pas një konflikti me shtetasin P. P. dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar shtetasin P. P. për tu marrë në pyetje në lidhje me rrethanat e ngjarjes.
Shtetasi K. Gj. është shpallur në kërkim dhe vijon kontrolli i zonës nga shërbimet e Policisë vendore dhe dy grupe të FNSh-së, me qëllim kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.