PSG i ka bërë një nisje fantastike sezonit të ri, duke fituar 7 e barazuar 1 ndeshje në kampionat, si dhe duke fituar dy sfidat e para në Champions League, pa harruar triumfin në Superkupën e Francës. Pra, 10 fitore dhe 1 barazim.
Natyrisht, në këto suksese nuk mund të mos ishte i përfshirë Kylian Mbappe, i cili ka shënuar 7 gola në Ligue 1 dhe 3 në Champions, me një mesatare 1 gol për ndeshje (nuk luajti në Superkupë). Rendiment shumë i mirë i yllit francez.
Megjithatë, ka një shifër që e bëjnë Mbappe egoist. Ai ka marrë tetë asistime nga Messi dhe Neymar këtë sezon dhe ka dhënë zero për ta dhe për të tjerët. Me pak fjalë, Mbappe nuk ka pasuar kurrë për gol për shokët e skuadrës në 10 ndeshjet që ka luajtur.