Edy Reja po humbet një e nga disa nga titullarët. Pas Gjimshitit, Kumbullës, Berishës dhe Manajt, lajme aspak të mira vijnë nga Spanja për trajnerin e kombëtares shqiptare të futbollit. Mesfushori kuqezi Keidi Bare ka mbetur i dëmtuar në ndeshjen e Espanyol ndaj Athletic Bilbao.
Bare u aktivizua në minutën 46’ në sfidën në transfertë që u mbyll me fitoren 0-1 të Espanyolit, por qëndroi për 15 minuta në fushë, pasi u dëmtua në minutën e 61’ dhe u detyrua të linte fushën e lojës.
Nga mediet spanjolle raportohet se 25-vjeçari ka marrë një dëmtim muskulor, por ende nuk dihet se sa i rëndë mund të jetë dhe se kur mund të kthehet në fushë e blertë shqiptari, por ky lajm ka shqetësuar trajnerin e “kuqezinjve”, duke ditur se nga fundi i këtij muaji rikthehen ndeshjet e Nations League.