Duhet punë që FIFA të përjashtuar një ekip nga Kupa e Botës, por disa përfaqësuese e kanë arritur këtë dhe Ekuadori mund të bëhet kombëtarja e fundit.
Përfaqësuesja e Amerikës së Jugut siguroi një vend në Katar 2022, pasi përfundoi e katërta në grupin kualifikues të Kupës së Botës. Por një ankesë u bë në FIFA kundër Ekuadorit nga Federata e Kilit në prill. Kilianët kanë pretenduar se Bryon Castillo përdorte një certifikatë të rreme lindjeje dhe ishte një emigrant i paligjshëm.
Castillo ka luajtur për Ekuadorin dhe i ka ndihmuar ata të arrijnë fazën finale të Botërorit. Federata kiliane deklaroi se Castillo, në fakt, ka lindur në Kolumbi në 1995 dhe jo në Ekuador në 1998. Një raport nga Daily Mail pretendon gjithashtu se rrëfimi për një certifikatë të rreme lindjeje është bërë në një hetim zyrtar dhe është mbuluar nga Federata e Futbollit e Ekuadorit.
Dhe si rezultat, Ekuadori përballet me përjashtimin nga Kupa e Botës, e cila fillon në nëntor. Një vendim zyrtar për këtë çështje pritet të enjten. Kili shpreson se do të jetë në gjendje të zërë vendin e Ekuadorit në Katar. Me rrezikun e Ekuadorit për një përjashtim nga Kupa e Botës, SunSport ka kujtuar shtatë vendet e tjera që janë përjashtuar nga turneu më prestigjioz i futbollit.
Gjermania dhe Japonia në 1950 – Luftërat kanë pasoja. Kupat e Botës 1942 dhe 1946 u anuluan për shkak të Luftës së Dytë Botërore, por turneu u kthye në 1950. Megjithatë, Gjermania dhe Japonia nuk u lejuan të përfshiheshin për shkak të rolit të tyre në konfliktin gjashtëvjeçar global.
Afrika e Jugut në 1961 e 1992 – Afrika e Jugut prezantoi politikën e saj të parë raciste në sport në 1956. Kampionatet ishin ndarë sipas racës dhe klubet e futbollit në pronësi të zezakëve nuk njiheshin zyrtarisht si anëtarë të barabartë me klubet me pronësi të bardhë, sipas historisë së Afrikës së Jugut.
Dhe në vitin 1961, gjatë aparteidit, Afrika e Jugut u përjashtua nga FIFA. Ata u rikthyen në vitin 1963, por u përjashtuan përsëri pasi propozuan të dërgonin një ekip kombëtar krejt të bardhë për të luajtur në Kupën e Botës Angli 1966 dhe një ekip kombëtar me ngjyrë për të luajtur në Kupën e Botës të Meksikës 1970.
Afrika e Jugut u rikthye në vitin 1992, një lëvizje e motivuar nga lirimi i të gjithë të burgosurve politikë nga qeveria dhe procesi i hapur i negociatave të të gjitha partive politike në vend. FIFA më vonë do t’i dorëzonte Afrikës së Jugut Kupën e Botës 2010 – duke u bërë vendi i parë afrikan që organizoi turneun.
Meksika në 1990 – Një pezullim dy-vjeçar bëri që Meksika të humbiste Itali 90. Meksika u përjashtua nga FIFA pasi futi katër lojtarë që ishin mbi kufirin e moshës në raundin kualifikues të turneut botëror të të rinjve. Gjermania Perëndimore fitoi turneun, duke mundur Argjentinën në finale. Vendi pritës Italia përfundoi e treta, i ndjekur nga Anglia në të katërtin.
Kili në 1994 – Portieri i Kilit, Roberto Rojas u shtir si i dëmtuar nga një flakadan i hedhur nga një tifoz gjatë një ndeshje me Brazilin në vitin 1989-të. Por ishte Rojas ai që lëndoi veten, duke përdorur një teh të fshehur në dorezën e tij. Si rezultat, FIFA e përjashtoi Kilin nga turneu i vitit 1994 dhe Rojas u përjashtua përgjithmonë.
Myanmar në 2006 – Myanmar u tërhoq nga një ndeshje kualifikuese e Kupës së Botës 2002 që ishte planifikuar të luhej në Iran. FIFA e gjobiti Myanmarin me 20,000 £ dhe i ndaloi ata të konkurronin në edicionin e vitit 2006 të turneut të mbajtur në Gjermani. Italia fitoi kurorën e saj të katërt botërore, duke mposhtur Francën me penallti në një finale që pa Zinedine Zidane të ndëshkuar me karton të kuq për një goditje me kokë ndaj Marco Materazzi-t.
Rusia në 2022 – Rusia u dënua globalisht, në pjesën më të madhe, pas pushtimit të saj të Ukrainës fqinje në fillim të këtij viti. FIFA vendosi se Rusia do të ndalohej nga pjesëmarrja në Kupën e Botës të Katarit dhe e përjashtoi atë nga play-off-et, ku duhej të përballeshin me Poloninë.