MENU
klinika

Reshjet e dendura

Si paraqitet situata, në vend

18.09.2022 - 12:04

Ministria e Mbrojtjes ka bërë një pasqyrim të situatës pas reshjeve të dendura një ditë më parë në zonën e Tropojës.

Sipas ministrisë, gjendja është normalizuar teksa në terren vijon puna për pastrimin e vendit.

Rrugët nacionale janë të qarkullueshme, teksa aksi Lekbibaj-Fierzë, momentalisht është e bllokuar për shkak të rrëshqitjes së gurëve.

Gjithashtu ministria njofton se grupet e OSHEE-së po punojnë për riparimin e defektit teknik në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë.

Njoftimi i plotë:

Situata në qarkun e Kukësit, pas reshjeve të ditës së djeshme, sot paraqitet më e qetë. Sipas informacioneve nga Agjencia e Mbrojtjes Civile, në bashkinë Tropojë ku pati dëme, gjendja është normalizuar, ndërkohë që vazhdon puna në terren nga grupet e punës për eliminimin e pasojave.

Në mbështetje të forcave në terren po punojnë mjete dhe forca e batalionit të Xhenios dhe Batalionit të Mbështetjes së Emergjencave Civile. Ndërsa bashkia ka ngritur grupet e vlerësimit të dëmeve.
Aktualisht në territorin e bashkisë Tropojë:

– Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. (Curri-Valbonë,Ura e Bujanit-Qafe Morine, Sopot-Kerrnaj,Qafe Mejdan-Tropojë-Buçaj,B.Curri-Cërrnicë dhe B.Curri –Fierzë)
– Rruga Lekbibaj- Fierzë është e bllokuar nga rrëshqitjet e gurëve, po punohet me mjetet e bashkisë për zhbllokimin e segmentit rrugor Lekbibaj-Sheshi i trageteve Fierzë.
– Po punohet nga grupet e punës së OSHEE për riparimin e defektit në nënstacionin elektrik në Gropë Fierzë dhe rikthimin e energjisë në njësinë administrative Fierzë dhe fshatin Valbonë.
– Në fshatin Degë njësia administrative Fierzë është dërguar një fadromë në mbështetje të komunitetit.
Në qarqet e tjera të vendit situata është e qetë dhe nuk janë vërejtur problematika.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN