MENU
klinika

Rezultatet e dobëta

Skënder Gega jep dorëheqjen nga Kukësi

10.09.2022 - 17:09

Skënder Gega nuk do të jetë më një trajner i Kukësit. Ai ka dhënë dorëheqjen ditën sotme gjatë një mbledhjeje ku i pranishëm ishte edhe presidenti Safet Gjici.

Gega ka marrë përgjegjësitë për rezultatet e dobëta në këtë start sezoni dhe ka dhënë dorëheqjen. Megjithatë, për t’u konkretizuar pritet ende konfirmimi i Safet Gjicit. Skënder Gega me Kukësin e tij ka bërë një start shumë të dobët të sezonit.

Pas katër javësh, verilindorët kanë grumbulluar vetëm 2 pikë dhe renditen në vendin e fundit. Dy barazime dhe dy humbje për Kukësin që tashmë mund të jetë në kërkim të një tjetër trajneri.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN