Pritja merr fund, UEFA Champions League, turneu më i rëndësishëm në rang klubesh, starton sot në mbrëmje sezonin e ri. Real Madrid, kampionët në fuqi, e nisin nga transferta përballë Celtic.
Pa diskutim sfida më e rëndësishme luhet në Paris, në “Parkun e Princave”, ku PSG pret Juventus. “Zonja e Vjetër” do të jetë përballë një testi shumë të fortë, të ndalesh tredhëmbëshin Mbappe-Messi-Neymar nuk është aspak e lehtë.
Pavarësisht emrit dhe historisë së rivalit, PSG shihet si favorit absolut, një fitore e “sheikëve” vlerësohet me koeficientin 1,33. Kjo është më shumë se një sfidë futbolli pasi në mes janë dy presidentët Al-Khelaifi-Agnelli, dy armiq të përbetuar.
Milan, pasi shkëlqeu në derbi kundër Inter, e nis aventurën në Champions në transfertë përballë Salzburg. Kuqezinjtë e Stafono Piolit shihen si favoritë, por kujdes, Salsburg vjen pas 5 fitoreve radhazi, për më tepër, kjo është një transfertë ku vetëm 3 pikët përmbushin egon e “djallit”.
Man.City, një nga favoritët e tij turneu, e nis në transfertë përballë Sevilla. Pep Guardiola shpreson që Erling Haaland, autori i 10 golave në Premier League, të bëjë “bomberin” edhe në Champions.
Chelsea i Armando Brojës e nis këtë sezon nga transferta përballë Dinamo Zagreb. Thomas Tuchel pritet ti rezervojë më shumë minuta Armando Brojës pas ndeshjes shumë pozitive që ylli kuqezi zhvilloi kundër Ëest Ham.