MENU
klinika

"Rimbursim!"

Studentët gati peticionin për Kryeministrin

18.09.2022 - 17:17

Studentët do të dorëzojnë ditën e nesërme në Kryeministri në orën 11:00, peticionin e firmosur prej tyre, ku kërkojnë rimbursim nga qeveria me 100 euro në muaj.

Sipas tyre, rimbursimi duhet të kryhet për shkak se kostot e jetesës janë rritur.

Ndër të tjera, ata thonë se e kanë të pamundur t’i perballojnë kostot, aq më tepër ku qiratë e apartamenteve kanë shkuar në çmimin minimal prej 300 euro.

Nga ana tjetër, pedagogët kanë paralajmëruar mos nisje të procesit mësimor më 17 tetor, nëse qeveria nuk do të marrë masa për të plotësuar kërkesat e tyre.

Disa prej kërkesave të pedagogëve janë:

Rritja e pagave të pedagogëve dhe stafit ndihmës.
Kërkojnë që në tetor të këtij viti paga e tyre të rritet me 30% ndërsa në tetor të vitit 2023 të rritet me 20%
Rritja e financimeve për kërkime shkencore
Laburantët të paguhen për rrezikshmërinë që hasin në punë
Pagesa e vjetërsisë në punë
Pagesë për orët e shtesë
Bërja publike e buxhetit të universiteteve dhe si menaxhohen paratë.