MENU
klinika

Zbardhet mesazhi

Sulmi kibernetik i Iranit, Sekretari Antony Blinken bisedë telefonike me Ramën

13.09.2022 - 09:34

Ambasada e SHBA ka bërë me dije se Sekretari amerikan i Shtetit, Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama, ku ka dënuar sulmin kibernetik nga Irani kundër TIMS.

Sekretari ka theksuar gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale

Postimi i Ambasadës amerikane në Tiranë

“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken foli dje me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

Sekretari Blinken dënoi sulmin e papërgjegjshëm kibernetik të 9 shtatorit kundër sistemeve të kontrollit kufitar të Shqipërisë, i cili pason sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërisë më 15 korrik.

Sekretari theksoi rëndësinë e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri, si aleatë në NATO, për sigurinë rajonale”- Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Ned Price.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sa e fuqishme është realisht ushtria iraniane?

Deri ku mund të godasë Irani?