Një sulm me armë ka ndodhur në zyrat e Federatës Turke të Futbollit gjatë një mbledhje të Komitetit Ekzekutiv. Disa persona kanë qëlluar drejt godinës, me policinë që raportoi se kishte 11 gëzhoja plumbash jashtë zyrave të institucionit dhe se 5 plumba kishin goditur ndërtesën.
Nga mediat turke raportohet se plumbat kanë rrezikuar seriozisht jetën e Hamit Altintop, me një prej tyre që kishte kaluar mbi kokën e ish-futbollistit të njohur turk.
Policia kishte ndërhyrë dhe arrestuar personat e dyshuar ndërsa ka qenë vetë Ministri i Brendshëm i Turqisë ai i cili ka dhënë lajmin duke sqaruar se personat në fjalë kanë qenë në efektin e alkoolit ndaj kanë ndërmarrë këtë sulm të pakuptimtë ndaj zyrave të federatës.