MENU
klinika

“Tarifa më e lartë në rajon për energjinë elektrike”

Tabaku reagon sërish pas vendimit të ERE: Në periudhën më të egër të krizës qeveria…

25.09.2022 - 10:16

Deputetja e PD, Jorida Tabaku, thotë se vendimi i Entit Rregullator të Energjisë, me një vendim abuziv rriti çmimin e energjisë elektrik për 100 mijë familje!

“Në periudhën më të egër të krizës, në periudhën më të vështirë të krizës ku kemi një rritje të përgjithshme çmimesh përgjigja nuk është rritja e taksave dhe tarifave.

Qeveria shqiptare duhet të mbante kostot në buxhetin e shtetit. 500 mln euro janë shpenzuar në sektorin e energjisë elektrike dhe do të justifikonin çdo nevojë që do kishte ky sektor”, thotë Tabaku.

Më tej ajo shton se është e “e papranueshme që kriza e korrupsionit dhe kriza arrogancës të transferohet në xhepat e qytetarëve”.

“Qeveria ka vendosur tarifën më të lartë të rajonit për energjinë elektrike. 42,8 lek/KWh. Tarifa e dytë më e lartë është 12 lek/KWh në Kosovë gjatë natës. 4 herë më e vogël. E papranueshme që kjo të tansferohet në xhepat e qytetarëve”, përfundon Tabaku.