Udinese po kalon një moment magjik. Në fundjavë erdhi fitorja 3-1 ndaj Interit, që ka ngjitur bardhezinjtë në vend të tretë në Serie A, me vetëm një pikë më pak se Napoli dhe Atalanta.
Ndërkohë, festa e fitores ndaj ekipit zikaltër mori fund menjëherë për Tolgay Arslan, mesfushorin gjerman me origjinë turke të Udineses. 32-vjeçari e nisi ndeshjen nga stoli dhe u fut në fushë në minutën e 79’ dhe realizoi me kokë golin e tretë.
Në fund festoi gjatë me shokët e skuadrës, por festa u shkatërrua kur mori vesh se shtëpia e tij ishte grabitur gjatë kohës që luhej Udinese-Inter. Grabitësit kanë arritur të marrin dy laptopë dhe disa bizhuteri ari për një vlerë totale prej 12 mijë eurosh.
⚽️FOOTBALL | UDINESE⚪️
Two late goals by Jaka Bijol and Tolgay Arslan secured the three points for Udinese as they beat Inter Milan 3-1.
– Inter opened the scoring early🔵
– Udinese fought their way back from a goal down🇮🇹#SerieA #Udinese #Inter #Italy pic.twitter.com/Ybz8ERw2z8— Punch Drunk Sport (@PunchSport) September 19, 2022