12.09.2022 - 16:37
Bayern nuk po kalon një periudhë të mirë në Bundesligë. Bavarezët duket se e kanë lënë tërësisht pas dore kampionatin dhe janë fokusuar në Champions League, pasi në 3 ndeshjet e fundit kanë marrë 3 barazime.
Sipas Bild, kjo situatë ka shkaktuar tension mes lojtarëve të kampionëve të Gjermanisë dhe trajnerit Nagelsmann në dhomat e zhveshjes. Tekniku në konferencën për shtyp drejtoi gishtin nga futbollistët për rezultatet, duke shfajësuar disi veten.
Bayern do kërkojë të rikthehet te fitoret Bundesligë që në ndeshjen e radhës ndaj Augsburg, sfidë kjo që do luhet pas pak ditësh, por më parë do të përballet me Barcelonën të martën në mbrëmje.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Bundesliga, Java 5