Ndeshja e parë e javës së katërt në Kategorisë Superiore ka prodhuar lojë, por jo gola. Teuta dhe Kukësi janë ndarë në paqe 0-0, rezultat që lë dy skuadrat në fundin e renditjes. Një fillim i dobët për dy skuadrat pretendente.
E vakët ishte përballja në “Niko Dovana”, ku si vendasit ashtu edhe “verilindorët” nuk mundën të gjenin rrugën drejt rrjetës. Kukësi luajti një pjesë të plotë me 10 lojtarë, pasi në minutën e 45+1’ Ferreira doli me të kuq, duke lënë ekipin e Skënder Gegës me një lojtar më pak.
Nga ana tjetër, Bledi Shkëmbi, që debutoi këtë të premte në stolin e durrsakëve, nuk mund ta shfrytëzonte superioritetin si në numër, por edhe të të luajturit në shtëpi që të merrte pikë të plota dhe të bënte kthesën në rezultate.