MENU
klinika

Apeli i drejtorit të Bayern

“Tifozët mos e vërshëllejnë Lewandowskin”

12.09.2022 - 20:22

Tre barazime radhazi në kampionat kanë zbehur disi entuziazmin te Bayern Munchen, që nesër në mbrëmje do të përballet me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, me synimin për të marrë një tjetër fitore.

Në prag të sfidës, ka folur drejtori sportiv i bavarezëve, Hasan Salihamidzic, i cili deklaroi se për të marrë fitoren ndaj katalanasve, ka nevojë për dy apo tre marshe më shumë sesa ndaj Stuttgart, teksa bëri edhe një apel për tifozët.

“Ndaj Stuttgart e lamë shpejt lojën, pasi ndoshta lojtarët nisën të mendojnë për ndeshjen me Barcelonën dhe harruan që duhej të luanin deri në fund. Ndaj katalanasve do të jetë një sfidë e vështirë dhe për të marrë fitoren, duhet të shtojmë dy apo tre marshe.

Ata janë në formë dhe pastaj kanë edhe Lewandowskin. Shpresoj që tifozët të mos e vërshëllejnë, pasi ai ka shënuar shumë për ne dhe ka fituar shumë trofe me Bayernin”, deklaroi Salihamidzic.

 

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nagelsmann heq përgjegjësitë

Tension te Bayern para ndeshjes me Barcelonën