19.09.2022 - 11:03
Punimet në ndërtesën e re të qendrën e kontrollit teknik të Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Korçë kanë përfunduar.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar fotografitë duke thënë se është transformuar kompleksi i ri rajonal. Kjo vepër është parashikuar që të jetë në shërbim të 74,000 drejtuesish mjetesh.
“Mirëmëngjes dhe me transformimin e kompleksit të ri rajonal të DRSHTRR Korçë, një tjetër vepër e ndërtuar nga themelet në shërbim të 74,000 drejtuesish mjetesh, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.
Gjatë muajit gusht, Rama publikoi pamje nga transformimi i DRSHTRR Shkodër.