Për momentin, masa e pagave të ekipit të parë të Barcelonës është rreth 610 milionë euro në vit. Klubi dëshiron ta ulë atë me një minimum prej 150 milionësh me qëllim që ekonomia e saj të jetë e shëndetshme, por edhe sepse La Liga do ta kërkojë.
Në një masë të madhe, zgjidhja do të vijë me lamtumirën e kapitenëve. Busquets, Pique dhe Jordi Alba do t’i kushtojnë Barçës rreth 200 milionë euro nga ky vit deri në vitin e ardhshëm, duke marrë parasysh që futbollistit nga Badía, të vetmit titullar për momentin, i përfundon kontrata më 30 qershor, ndërsa dy të tjerëve në vitin 2024.
Largimi i tyre, në çdo rast dhe duke marrë parasysh që asnjëri nuk llogaritet për Xavi, mund të ndodhë më përpara, me të dyja palët që duhet të negociojnë zgjidhjen e kontratave. Pagat e larta të të treve janë një hipotekë e trashëguar nga bordi aktual i drejtorëve, nga ai i mëparshmi.
Disa prej këtyre lojtarëve kanë pranuar një ulje page në vitet e fundit, por kontratat janë ende shumë mbi shifrat e tregut dhe tani ato janë edhe më të vështira për t’u pranuar, sepse Pique dhe Alba nuk janë më titullarët e Xavi.
Janë kontrata që klubi ka thënë gjithmonë se do t’i respektojë, por për të cilat dëshiron të gjejë një zgjidhje, ndoshta në formë rezolute në muajt në vijim, që kjo hipotekë të zhbëhet.