11.09.2022 - 17:00
Laçi po sheh “fantazmat” e sezonit të kaluar, teksa preku fundin në fazën e parë. Kurbinasit pësuan humbjen e dytë radhazi në shtëpi dhe të tretën në total në katër javët e para.
Ishte Bylisi kësaj radhe që surprizoi kurbinasit, duke fituar 0-1. Goli i vetëm i takimit u shënuan në minutën e 59-të. Pas zhvillimit të një goditje këndi, ka tre tentativa radhazi drejt portës dhe në fund është Trumçi i cili lëshon një predhë të pakapshme për Dajsinanin.
Një sukses me shumë vlera për debutuesit ballshiotë, që ngjiten në vendin e dytë provizor. Një start vërtet i pabesueshëm për shumë skuadra pretendente, teksa surprizat po i bëjnë debutuesit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Kategoria Superiore, Java 4
Egnatia turpëron Vllazninë, ngec Tirana
Rezultatet e dobëta
Skënder Gega jep dorëheqjen nga Kukësi
Kategoria e Parë, Java 2