Manchester United është treguar sërish cinik në transfertë. Pas fitores 0-1 në Southampton, “Djajtë e Kuq” fituan me të njëjtin rezultat edhe në fushën e Leicester. Fitorja e tretë radhazi pas dy humbjeve të para në start.
Golin e fitores e shënoi Sancho në minutën e 23-të, i cili pasi shmangu portierin në fund, nuk e pati të vështirë të shënonte. Miqtë nga Manchester ishin mirë në pjesën e parë dhe mund të kishin shënuar edhe një tjetër.
Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo hyn në fushë në minutën e 68-të, pikërisht në vend të Sancho-s. Ai pritet me ovacione nga tifozët e United, duke e “bekuar” që qëndroi. Portugezi dha 3 pasime goli, si rrallëherë në ndeshjet e fundit, por që nuk u shfrytëzuan. Për t’u përmendur edhe një roveshatë, që për pak nuk hyri në portë.