Në grand slam të US Open, tenisti spanjoll Rafael Nadal ka siguruar një biletë për në raundin e tretë, pas fitores 3-1 arritur ndaj italianit Fabio Fognini (2-6, 6-4, 6-2, 6-1). Një ndeshje që nisi jo mirë për Nadal, që më pas tregon cilësitë e tij në fushë, duke përmbysur gjithçka.
Një tjetër spanjoll që avancon më tej është Carlos Alcaraz, numri 5 në botë, që mundi 3-0 argjentinasin F.Coria. Nuk zhgënjen as 20-vjeçari italian Jannick Sinner, që mundi 3-0 amerikanin C.Eubanks, ndërsa amerikani tjetër Francis Tiafoe mundi 3- 0 australianin J.Kubler.
Një biletë për në raundin e tretë të US Open sigurojnë edhe rusi Andrey Rublev (numri 9 në botë), veteran kroat Marin Cilic, britaniku Cameron Norrie (numri 10 në botë), argjentinasi Diego Schartzman e kanadezi Dennis Shapovalov.
VAMOS pic.twitter.com/6xxFhV4pJC
— US Open Tennis (@usopen) September 2, 2022
Te femrat, tenistja polake Iga Sëiatek fitoi me lehtësi 2-0 (6-3, 6-2) ndaj rivales amerikane Sloane Stephens në raundin e dytë të grand slam të US Open. Më tej avancon edhe tenistja spanjolle Garbine Muguruza, që mposhti po 2-0 çeken L.Fruhvitova.
Në raundin e tretë shkojnë edhe tenistet amerikane Jessica Pegula e Daniele Collins, ndërkohë që surprizë është eliminimi i numrit 4 në botë, spanjolles Paola Badosa. Ajo u mund 2-1 nga kroatja Petra Martic.
Nuk gabojnë edhe tenistja franceze Alize Cornet (2-1 ndaj K.Siniakova) e ajo bjelloruse Aryna Sabalenka (2-1 ndaj K.Kanepi). Një biletë për në raundin e tretë sigurojnë edhe çeket Petra Kvitova e Karolina Pliskova si dhe tenistja zvicerane Belinda Bencic.