MENU
klinika

Prishtina i ka ndaluar

Veliaj kundër ndalimit të monopatinave: Nuk shkaktohen aksidentet prej tyre

24.09.2022 - 11:24

Kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është kundër ndalimit të monopatinave në kryeqytet. Këto mjete të lëvizjes që janë shtuar shumë cilësohen si të rrezikshme dhe burim aksidentesh. Madje së fundmi kryetari i Prishtinës, Përparim Rama i ka ndaluar.

I ftuar në emisionin “Log.” me Endri Xhafon, Veliaj u shpreh kundër dhe kërkoi emancipimin e policëve. Sipas tij, nuk ndodhin aksidente tragjike për shkak të monopatianve.

“Monopoatinat nuk duhen ndaluar. Tirana ka shumë e shumë hapësirë sesa Prishtina. Unë besoj se ka nevojë të emancipohen edhe disa kolegë të policisë. Asnjë prej nesh nuk hidhet përpjetë dhe të thotë të ndalohen makinat meqë ka aksidente non stop në rrugët e Shqipërisë. Të thuash kështu do të thotë t’i biesh shkurt. Po sillem dhe unë si një polic i painformuar dhe të them që një mënyrë që për të mos pasur aksidente është që të ndalohen makinat.

Monopatinat jo vetëm që kanë më pak aksidente, por edhe në rastet kur kanë janë më pak të dëmshme, sepse shpejtësia e tyre është e limituar. I ftoj edhe kolegët e policisë që të shohin trendët botërore që…siç jam i kënaqur me policinë Rrugore të Tiranë, dua që edhe të tjerët të jenë si policia rrugore e Tiranës. Nuk na ndodhin aksidente tragjike nga monopatinat. Nuk na ndodhin nga biçikletat. Këta janë më të aksidentuarit. Po asnjë prej nesh nuk del dhe të thotë të ndalohen makinat. Përkundrazi, shoferët të disiplinohen. Ne kemi gjobitur ata që shpërndajnë pica dhe futen në korsi të biçikletave”, tha ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN