MENU
klinika

Dialogu Kosovë-Serbi

Vizitat e shpeshtuara të Lajçakut në Prishtinë, po shihen si presion

19.09.2022 - 10:24

Takimet, vizitat e zërat në mbështetje të ndihmës për arritjen e një kompromisi të mundshëm Kosovë-Serbi janë shpeshtuar.

Para pak ditësh për vizitë të paparalajmëruar në Kosovë, ishte i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ardhjet e shpeshta të Lajçakut në Kosovë dhe Serbi kanë për qëllim vazhdimin e procesit të bisedimeve në Bruksel, dhe normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

I gjithë ky “presion” që po bëhet, mund të ndikojë që deri më muajin dhjetor të arrihet një tjetër marrëveshje

Nuk beson se do të ketë një marrëveshje tjetër për faktin se tash po duket që kanë hyrë në diskutime finale, thotë eksperti i çështjes për dialog Gazmir Raci

“Është e pamundur që të arrihet marrëveshja finale për shkak se janë çështje të ndjeshme ato të cilat duhet të definohen mes palëve”, shprehet Raci.

Në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, thuhet se në takimin e fundit të Kurtit me Lajçakun është potencuar vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.

“Kryeministri Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftim.

Lajçak pas takimit me Kurtin, mohoi se ka “kornizë të re” të dialogut.

Ai po ashtu nuk pranoi të japë datë të takimit të ardhshëm. Megjithatë, u shpreh se është habitur kur ka dëgjuar për kornizë të re të dialogut, të cilën e ka paralajmëruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Lajçak ka thënë se janë duke punuar për ta caktuar datën e takimit dhe njoftoi se këtë muaj do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku pjesëmarrës do të jetë edhe Vuçiç, si dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell. /Rel

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN