MENU
klinika

Kampionet e Shqipërisë

Vllaznia mëson rivalen në Champions League

01.09.2022 - 14:31

Vllaznia e femrave ka mësuar kundërshtaren e radhës që do të përballet në fazën play-off të Ligës së Kampioneve. Shorti i hedhur sot në Zvicër i vuri përballë shkodraneve ekipin ukrainas të Vorsla-Kharkiv-2, i njohur ndryshe edhe si Kharkiv-Zhytlobud-2.

Në turin e parë, Vllaznia fitoi ndaj Spartak Myjavës me rezultatin 1-0, duke kaluar në fazën play-off, ndërsa kundërshtaret arritën të kalonin grupin e tretë në turin e parë duke mundur ekipet rivale të Lanchkhuti dhe Bilk-Shymkent.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me përballjen e parë që do të luhet në datat 20 ose 21 shtator. Ende nuk është përcaktuar ku do të luhet ndeshja e parë për shkak të luftës në Ukrainë. Ndeshja e kthimit do të zhvillohet në Shkodër në datën 28 ose 29 shtator.

Vajzat kuqeblu ishin në vazon e parë falë koeficientit të mirë në renditje, duke qenë një ekip pretendent si dhe duke lënë pas me koeficent skuadra me emra të mëdha në skenën e futbollit europian si Roma, Benfica, Real Sociedad etj.

Skuadra e Vllaznisë është për herë të tretë mes 32 ekipeve më të mira të Europës dhe qëllimi i tyre është kalimi në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, që do të ishte historike, jo vetëm për Vllazninë, por për të gjithë futbollin shqiptar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN