MENU
klinika

Vrasja e Pjerin Xhuvanit

Shtyhet për herë të pestë seanca për Arbër Paplekajn

28.09.2022 - 12:19

Seanca gjyqësore në ngarkim të Arbër Paplekaj, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjet të 21 prillit 2021 në Elbasan është shtyrë për herë të pestë këtë të mërkurë.

Kjo për shkak të një email të pazakontë që kishte mbërritur në gjykatë nga policia, e cila thotë se nuk ka kapacitet për ta shoqëruar Paplekajn në ambientet e gjykatës.

Këtë e ka bërë me dije në një komunikim për mediat, avokati i Paplekajt, Mirash Martinaj.

Seanca e radhës është caktuar për ditën e premte.

Keni një arsye për shtyrjen?

Avokati: Jo nuk ka një arsye tonën, është një arsye objektive që nuk varet nga ne, trupa e shoqërimit nuk e ka shoqëruar Paplejkaj sot në seancë. Ai donte të ishte, ne duam të vijojë seanca.

Pse s’ka kapacitetet policia ta shoqërojë?

Avokati: Sipas tyre në email kështu ishte në njofitmin për gjykatën. Nuk kishte kapacitet për ta shoqëruar.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN